Nga Tirana në Vlorë e Sarandë, policia aksion “surprizë” për drogë

0%

Kontrolle të befasishme në Tiranë dhe operacione antidrogë në Vlorë e Sarandë janë zhvilluar në 24 orët e fundit me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe goditja e veprimtarive të paligjshme. Policia ka shoqëruar persona, sekuestruar armë, lëndë narkotike dhe ka arrestuar katër të dyshuar në dy operacione të zhvilluara.

Në Tiranë, Forca e Posaçme Operacionale, Forca “Shqiponja” dhe Policia Rrugore zhvilluan kontrolle në akset kryesore dhe zona të ndryshme të kryeqytetit. U kontrolluan 61 automjete luksoze dhe u verifikuan 82 persona me precedentë kriminalë.

Policia hoqi 61 xhama të errësuar në kundërshtim me Kodin Rrugor, ndërsa 5 automjete u shoqëruan për verifikime të mëtejshme, mes tyre edhe një mjet i blinduar. Gjatë kontrolleve u shoqëruan edhe 6 persona, pasi iu gjetën lëndë narkotike, armë të ftohta dhe një drejtues automjeti u konstatua në gjendje të dehur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë në Qarkun e Vlorës dy operacione policore çuan në arrestimin e katër personave dhe sekuestrimin e një arme zjarri, 5 kilogramëve cannabis, një sasie kokaine, 6 fishekëve dhe dy automjeteve.

Një 30-vjeçar u arrestua në Vlorë me armë dhe lëndë narkotike, ndërsa në Sarandë tre persona u kapën duke transportuar 5 kilogramë cannabis që dyshohet se kishte si destinacion tregun e Sarandës dhe Ksamilit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale ndërsa policia njofton se kontrollet do të vijojnë me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje.

Burimi: Bota Sot