Dyshohet se ra në furnel, vijojnë kërkimet për 40-vjeçarin nga Burreli

0%

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë sot në një minierë në Bulqizë. Sipas policisë rreth orës , në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës. Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit.

Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Bota Sot