Fidel Korçari është prezantuar nga Kukësi me kontratë 4-vjeçare. Sulmuesi 19-vjeçar është transferuar nga akademia e Skënderbeut. NJOFTIMI I KUKËSIT: Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit të talentuar Fidel Korçari, i cili ka firmosur me klubin tonë për 4 sezonet e ardhshme.
I lindur në vitin 2007, Korçari është një futbollist 19-vjeçar që aktivizohet në repartin ofensiv. Prej disa vitesh, Korçari ka qenë një nga sulmuesit më të talentuar të kampionatit U19, teksa udhëhoqi skuadrën e Skënderbeut U19 drejt titullit kampion dhe luajti në “UEFA Youth League”.
Klubi i uron Fidelit shumë suksese me fanellën e Kukësit dhe sa më shumë gola e paraqitje të mira në ngjyrat blu. Mirë se erdhe, Fidel”, shkruan Kukësi.
