Manaj thyen heshtjen pas raportimeve: Ja nëse ka kërkuar largime nga

0%

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka reaguar ndaj raportimeve se kinse ka deklaruar se “gjysma e përfaqësuesve të LDK-së duhet ta lëshojnë partinë”, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Përmes një postimi në facebook, Manaj ka theksuar se një deklaratë e tillë nuk është bërë prej tij dhe ka nënvizuar se çdo përfaqësues i LDK-së përfaqëson një pjesë të anëtarësisë së partisë. “Secili përfaqësues i LDK-së përfaqëson një pjesë të anëtarësisë sonë.

Është krejt normale që brenda LDK-së të kemi bindje dhe qëndrime të ndryshme për proceset e brendshme dhe për zhvillimet politike në vend. Pikërisht kjo është demokracia që e karakterizon frymën dhe shpirtin e LDK-së. Me shumicën prej tyre na lidh miqësia dhe respekti, edhe kur kemi mendime të ndryshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në gjithë angazhimin tim kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj që LDK-ja të jetë unike, e fortë dhe në shërbim të Republikës sonë. Ky është vizioni që duhet të na bashkojë të gjithëve. Një LDK e fuqishme është një Kosovë e fuqishme! Së bashku, në shërbim të LDK-së dhe të Republikës sonë”, ka shkruar Manaj.

Burimi: Bota Sot