Goditen dy raste të narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje në Shkodër,

0%

Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, duke arrestuar katër persona dhe duke proceduar penalisht një tjetër.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sezoni”, të finalizuar pas një hetimi disa mujor me metoda speciale, u zbardh një veprimtari e dyshuar kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Nga hetimet e zhvilluara nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, dyshohet se një grup personash vepronin në bashkëpunim për shitjen, shpërndarjen dhe mbajtjen e lëndëve narkotike. Si rezultat i operacionit u arrestuan: G. B., 20 vjeç, banues në fshatin Ktosh; D. R., 20 vjeç, banues në Koplik; K.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

P., 22 vjeç, banues në fshatin Lohë e Poshtme. Gjithashtu, për këtë rast nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 34 vjeç. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe pesë aparate celularë, të cilët do të shërbejnë si prova materiale në hetim.

Policia bën me dije se, në kuadër të të njëjtit procedim penal, gjatë muajve qershor dhe korrik 2026 janë arrestuar edhe katër persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari. Në një tjetër rast, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 18 vjeç, banues në Pulaj-Plazh.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet një armë zjarri pistoletë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë policia sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të ndarë në doza. Materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com