Të shtëna me armë në ahengje familjare në Prishtinë, Podujevë dhe

0%

Tri raste të ndara të të shtënave me armë në ahengje familjare janë raportuar gjatë 31 korrikut në Prishtinë, Podujevë dhe Pejë. Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona dhe ka sekuestruar armë e municion. Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, rreth orës .

Sipas Policisë, një burrë është arrestuar pasi gjatë kontrollit në veturën që drejtonte iu gjet një pistoletë me gaz. Policia dyshon se ai kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pistoleta me gaz, 12 fishekë dhe gjashtë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër incident është raportuar rreth orës në fshatin Tërnavë të Podujevës, ku dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se gjatë një ahengu familjar pati të shtëna me armë zjarri. Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar një pushkë automatike AK-47, një pistoletë me gaz dhe gjashtë gëzhoja. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, në Pejë, në rrugën “Bajram Muriqi”, rreth orës , një burrë u arrestua nën dyshimin se kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Policia i ka sekuestruar një pistoletë me gaz, ndërsa me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës vazhdon të apelojë te qytetarët që të mos përdorin armë gjatë ahengjeve familjare. “Rr.

Fahri Fazliu, Prishtinë – . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit në veturën të cilën e drejtonte, me të cilën dyshohet se kishte qenë në një aheng familjar, i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, 12-fishekë dhe 6-gëzhoja në vendin e ngjarjes, që dyshohet se i kishte shkrepur i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”. “Fsh. Tërnavë, Podujevë – . Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në një aheng familjar kishte pasur të shtëna me armë zjarri. Një pushkë automatike AK-47, një pistoletë me gaz dhe 6 gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”. “Rr.

Bajram Muriqi, Pejë – . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë. Pistoleta me gaz është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Burimi: Bota Sot