Hendbollisti më i mirë në Kosovë, Egzon Gjuka, largohet nga Rahoveci. Gjuka nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën gjatë këtij edicioni. Reprezentuesi i Kosovës, pas tre viteve ka ndarë rrugët me Rahovecin. “Pas tri viteve të mrekullueshme me klubin hendbollistik Rahoveci, erdhi koha që ky rrugëtim përfundoj.
Së pari, dua t’ju falënderoj për mikpritjen, respektin dhe mbështetjen që më keni dhuruar gjatë gjithë kësaj kohe. Një falënderim i veçantë shkon për kryesinë dhe organizatorët e klubit, Ardian Osa dhe Afrim Deliu, për besimin, mundësinë dhe bashkëpunimin. Gjithashtu, falënderoj stafin e trajnerëve dhe të gjithë bashkëlojtarët për kohën, përkushtimin dhe sukseset që arritëm së bashku.
Gjatë këtyre tri viteve, arritëm të shpallemi dy herë kampionë të Kosovës, dy herë fitues të Superkupës dhe, po ashtu, ta përfaqësojmë Rahovecin me krenari në garat evropiane ”, ka njoftuar Gjuka.
