Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka sulmuar një tjetër me një shufër metalike pas një mosmarrëveshjeje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës . I dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se pas një konflikti verbal ka goditur viktimën, po ashtu shtetas i Kosovës, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
