Një 42-vjeçar ka përfunduar në burg pasi u ndal në pikën kufitare të Vërmicës, ku gjatë verifikimeve rezultoi se kërkohej me urdhër të Gjykatës për vuajtjen e një dënimi me burg. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Mentor Hajdarin, rreth 42-vjeçar.
Sipas burimeve, ai u ndal mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës , në pikën kufitare të Vërmicës, ku gjatë kontrollit në sistemin STOP List rezultoi se ndaj tij ishte aktive një urdhëresë gjyqësore.
Burimet bëjnë të ditur se Hajdari ishte dënuar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, me 40 ditë burgim, si dhe me 800 euro gjobë, 20 euro paushall gjyqësor dhe 20 euro kontribut për Fondin për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit.
Pas konfirmimit të urdhër-arrestit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe e kanë shoqëruar drejt Qendrës së Paraburgimit në Dubravë, ku ka nisur vuajtjen e dënimit prej 40 ditësh. Rasti është realizuar në bazë të urdhëresës aktive të Gjykatës, ndërsa procedurat janë zhvilluar sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
