Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zhdukjen e një vajze 17-vjeçare nga fshati Dubravë i Ferizajt, pasi familjarët raportuan se nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj prej orëve të mesditës. Sinjali mëson se bëhet fjalë për A.A. Sipas burimeve, rasti është raportuar në Stacionin Policor në Ferizaj rreth orës të 31 korrikut nga vëllai i saj, A. A.
Ai ka deklaruar se motra e tij ishte larguar nga shtëpia rreth orës , ndërsa që nga ai moment nuk është kthyer më dhe familja nuk ka arritur të kontaktojë me të. Sipas familjarëve, 17-vjeçarja ka probleme shëndetësore, por nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ata kanë kërkuar në vendet ku dyshonin se mund të ndodhej, por pa arritur të sigurojnë ndonjë informacion për fatin e saj.
Për rastin janë njoftuar Hetimet Rajonale, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Person i zhdukur”. Sinjali fton të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e 17-vjeçares, ta njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose stacionin më të afërt policor. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
