Ekskluzive | Të shtëna në aheng familjar në Pejë – 29-vjeçari dorëzon

0%

Një aheng familjar në Pejë është shoqëruar me të shtëna me armë, duke çuar në ndërhyrjen e Policisë dhe sekuestrimin e armës që dyshohet se është përdorur gjatë festës. Sinjali mëson se i dyshuari është Ardijan Neziraj, rreth 29-vjeçar.

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës , në rrugën “Bajram Muriqi” në Pejë, ku gjatë një ahengu familjar i dyshuari dyshohet se ka përdorur një armë me gaz. Menjëherë pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me pronarin e shtëpisë ku po mbahej ahengu, I.N, i cili ka konfirmuar se gjatë festës ishte shkrepur arma.

Burimet bëjnë të ditur se Ardijan Neziraj është paraqitur vetë para zyrtarëve policorë dhe ka dorëzuar vullnetarisht armën, e cila më pas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa pas intervistimit Ardijan Neziraj është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com