Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se janë paraqitur katër raste të raportimit për persona të zhdukur. Rastet janë raportuar në Lipjan, Shtërpcë, Ferizaj dhe Gjakovë. Raporti i plotë: Fsh. Vrellë e Magures, Lipjan -. Më datë ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, motra e tij me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Shtërpce – . Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, viktima-bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Fsh. Dubravë, Ferizaj – .
Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar. Rr. Abdullah Bablija, Gjakovë – . Më ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
