Sulm afër spitalit në Gaza, rrafshohet objekti – dëmtohen çadrat e

0%

Një sulm ajror izraelit ka goditur një objekt në perëndim të spitalit Al-Aqsa në Deir el-Balah, në Rripin e Gazës, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha në zonë. Si pasojë e sulmit, janë dëmtuar edhe çadrat pranë objektit, ku strehoheshin palestinezë të zhvendosur.

Sipas Al Jazeera, duke cituar Qendrën Informative Palestineze, sulmi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kampet e improvizuara të banimit. Ndërkohë, në jug të Gazës, bombardimet me artileri izraelite kanë goditur zonat lindore të Khan Younisit.

Në veri të Rripit të Gazës, në qytetin e Gazës, një sulm tjetër ajror ka goditur një shtëpi banimi, duke lënë disa persona të plagosur dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në zonën përreth. #شاهد | لحظة استهداف طيران الاحتلال منزلاً بمخيم المغازي وسط قطاع غزة pic.twitter.com/L9FMoZzGg6 — المركز الفلسطيني للإعلام (@PalinfoAr) July 31, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com