Shpërndaje në: Deklarata politike e miratuar nga Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së i obligon të gjithë zyrtarët, deputetët dhe përfaqësuesit e kësaj partie t’i zbatojnë vendimet e organeve kompetente, ndërsa parasheh masa statutare për ata që veprojnë në kundërshtim me to. Ajo ua ndalon kundërshtimin publik të qëndrimeve zyrtare pas përfundimit të procesit vendimmarrës.
Në këtë dokument, LDK-ja e përcakton si prioritet funksionalizimin e institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme Një ditë pasi Lidhja Demokratike (LDK) Kuvendin e jashtëzakonshëm, në të cilin kryetari Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar nismës për ta shkarkuar, kjo pari ka publikuar deklaratën politike nëpërmjet së cilës obligon edhe deputetët e saj që të veprojnë konform vendimeve që merr ky subjekt politik.
Deklarata e publikuar të premten e vë fokusin te angazhimi për t’i konstituuar institucionet e Kosovës. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, Abdixhiku i është përgjigjur kërkesës për konsultime rreth formimit të institucioneve, që ia ka bërë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Pas takimit të dy kanë shprehur gatishmëri për vazhdim negociatash rreth formimit të institucioneve, por së paku 6 deputetë të LDK-së hapur janë pozicionuar kundër marrëveshjes së mundshme të koalicionit me LVV-në.
E, në preambulën e Deklaratës që e ka miratuar Kuvendi i LDK-së, theksohet roli “historik dhe shtetformues” i kësaj partie “në ndërtimin, mbrojtjen dhe funksionalizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës; dhe vlerësohet se “stabiliteti institucional, ruajtja e rendit demokratik dhe avancimi i orientimit euroatlantik të vendit përbëjnë interesa themelore shtetërore”.
Po në të thuhet se “demokracia e brendshme duhet të ushtrohet përmes organeve dhe procedurave statutare, ndërsa vendimet e marra në mënyrë legjitime nga shumica janë të detyrueshme për të gjitha strukturat, zyrtarët dhe përfaqësuesit e LDK-së”. Deklarata ka pesë pika, e para nga të cilat i referohet stabilitetit institucional dhe përgjegjësisë shtetërore.
Rol në këtë i përshkruan edhe deputetëve. “Kuvendi përcakton si orientim parësor politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës angazhimin për stabilitet institucional, funksionalizimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale”, thuhet në Deklaratë.
“Kryetari i LDK-së në të gjitha kompetencat e tij statutare, Kryesia aktuale, Këshilli i Përgjithshëm e Grupi Parlamentar angazhohen që, brenda kompetencave të tyre statutare dhe kushtetuese, të ndërmarrin veprimet e nevojshme për realizimin e këtij orientimi të lartpërmendur” Edhe Arbëri 2 min. më parë Jepen sinjale për marrëveshje LVV-LDK Në këtë dokument theksohet se veprimi politik i LDK-së duhet të udhëhiqet nga përgjegjësia shtetformuese, nevoja për ruajtjen e balancës demokratike dhe domosdoshmëria e krijimit të stabilitetit politik e institucional për avancimin e objektivave euroatlantike të Kosovës.
Po ashtu, thuhet se çdo angazhim i LDK-së në proceset institucionale duhet të jetë në përputhje me interesin shtetëror, orientimin euroatlantik, programin politik dhe vendimet e organeve kompetente të Partisë. Pika e dytë liston obligimet, përfshirë edhe të deputetëve të LDK-së, për respektimin dhe zbatimin e vendimeve që merr shumica në forumet vendimmarrëse të këtij subjekti politik.
“Të gjithë anëtarët, zyrtarët, të zgjedhurit dhe përfaqësuesit e LDK-së obligohen t’i respektojnë dhe t’i me zbatojnë vendimet e miratuara nga organet kompetente të Partisë, në përputhje me Statutin, përfshirë dhe këtë të sotmin”, thuhet në deklaratë. “Debati, mendimi ndryshe dhe kundërshtimi politik ushtrohen lirshëm brenda organeve dhe procedurave statutare të LDK-së”.
Kësisoj, Deklarata ua ndalon të pakënaqurve që pakënaqësitë t’i shprehin publikisht. “Pas përfundimit të procesit vendimmarrës, kontestimi publik, pengimi i zbatimit apo veprimi në kundërshtim me vendimet legjitime të shumicës përbën cenim të unitetit institucional dhe të rregullit partiak”, thuhet në Deklaratë.
“Asnjë zyrtar apo strukturë e LDK-së nuk mund të veprojë publikisht në emër të Partisë në kundërshtim me qëndrimet dhe vendimet e organeve të saj kompetente”.
Dokumenti obligon organet përkatëse të LDK-së të sigurojnë zbatimin e këtij vendimi dhe, kur është e nevojshme, “të ndërmarrin masat statutare ndaj shkelësve”. “Pozita partiake, mandati publik apo funksioni institucional nuk mund të shërbejnë si bazë për përjashtim nga përgjegjësia statutare, etike ose ligjore”, thuhet në deklaratë.
Edhe Arbëri 5 min. më parë Dyshime për rrjedhje të të dhënave nga ARBK-ja Deklarata trajton edhe disa çështje të tjera. Në pikën e tretë theksohet vendimi i Kuvendit të LDK-së që të kooptojë Këshillin e Përgjithshëm, si organ vartës të tij, me anëtarë të rinj, me të drejta të plota, të gjithë deputetët e zgjedhur të LDK-së nga zgjedhjet e 7 qershorit. E në pikën pasuese përcaktohet Kryesia e LDK-së si përgjegjëse për koordinimin e zbatimit të këtij vendimi.
“Organet dhe strukturat e LDK-së obligohen t’i harmonizojnë veprimet e tyre me këtë vendim”, thuhet në dokument. “Kryesia i raporton Këshillit të Përgjithshëm për masat e ndërmarra dhe për nivelin e zbatimit të këtij vendimi”. Deklarata ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është e detyrueshme “për të gjitha organet, strukturat, zyrtarët, të zgjedhurit dhe anëtarët e partisë”.
Një ditë pas Kuvendit është deklaruar edhe Abdixhiku, i cili siguroi mbijetesën si kryetar i LDK-së, meqë pro shkarkimit votuan 169 delegatë, kurse 152 ishin për ta shkarkuar. Ai ka theksuar se e pranon me përulësi vendimin e delegatëve dhe e merr atë si përgjegjësi të re “për ta ruajtur me fanatizëm” kahjen e LDK-së.
Edhe Arbëri 51 min. më parë Gjendet municion në vendin ku po kryhen gërmimet për varr masiv “Kjo periudhë na sprovoi. Por sprovat nuk duhet të na ndryshojnë vlerat. LDK-ja është ndërtuar mbi kulturën e dialogut, të maturisë dhe të respektit për mendimin ndryshe. Pikërisht këto vlera duhet të na udhëheqin edhe tani. Prandaj sot kam vetëm mirënjohje. Mirënjohje për ata që më besuan.
Po aq mirënjohje edhe për ata që menduan ndryshe”, ka shkruar në Facebook Abdixhiku. “Demokracia nuk kërkon njëzëshmëri; ajo kërkon respekt. Tani, më ndihmoni të gjithë, të bashkojmë këtë shtëpi; dhe nga këtu të bashkojmë dhe gjithë Kosovën”.
Ai ka theksuar se LDK-ja ka nevoje për bashkim ndërsa Kosova ka nevojë për stabilitet institucional, për institucione funksionale dhe për politikë që vendos interesin shtetëror mbi çdo llogari tjetër.
