Nga Barcelona dhe Liga e Kampionëve te Elbasani: Klubi shqiptar

0%

KF Elbasani ka bërë një goditje të bujshme në afatin kalimtar, duke zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit senegalez, Moussa Wague. Mbrojtësi i djathtë, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë, Barcelona, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës shqiptare.

Wague ka një të kaluar të veçantë në karrierë, pasi ka ndarë dhomën e zhveshjes me yje të mëdhenj të futbollit, përfshirë edhe Lionel Messin, gjatë periudhës së tij te Barcelona. Ai madje ka regjistruar paraqitje me fanellën katalanase edhe në Ligën e Kampionëve. Klubi i Elbasanit e ka prezantuar transferimin duke theksuar eksperiencën e madhe ndërkombëtare të mbrojtësit senegalez.

“Moussa Wague i bashkohet ekipit tonë pas eksperiencës së fundit në Superligën greke me Panserraikosin. Mbrojtësi i djathtë ka debutuar në La Liga dhe Ligwn e Kampionwve me Barcelonwn për t’u transferuar më pas në Ligue 1 me ekipin e OGC Nice”. “Senegalezi ka eksperienca në elitën helene me PAOK, HNK Gorica në Kroaci dhe në Qipro me Anorthosis Famagusta”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Moussa Wague numëron 21 paraqitje me kombëtaren e Senegalit, duke gjetur edhe rrjetën në Kupën e Botës 2018”, thuhet në njoftimin e klubit. Wague u bë pjesë e Barcelonës në vitin 2018 pas paraqitjeve të mira me kombëtaren e Senegalit, ndërsa karriera e tij ka përfshirë aventura në disa kampionate evropiane./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi