Fluksi i emigrantëve në Spanjë, reagon SHBA: Shkelje e rëndë e

0%

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka lëshuar një reagim ndaj qeverisë spanjolle lidhur me krizën e fundit të emigrimit, duke e cilësuar situatën si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sovranitetin e Evropës dhe të drejtat e qytetarëve të saj.

Përmes një deklarate zyrtare, Uashingtoni shprehu mbështetjen e tij për popullin e Spanjës dhe vendet e tjera evropiane, ndërsa hodhi akuza të drejtpërdrejta mbi autoritetet në Madrid. “Shtetet e Bashkuara mbështesin popullin e Spanjës dhe të gjithë evropianët kundër kësaj shkeljeje të rëndë të sovranitetit dhe të drejtave të tyre të njeriut.

Ky incident i papranueshëm është rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve të qëllimshme të Qeverisë Spanjolle për të mundësuar dhe lehtësuar migrimin masiv të paligjshëm në Evropë. Ne po shqyrtojmë veprime për të mbrojtur amerikanët brenda dhe jashtë vendit nga ky kërcënim dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë aleatët e tjerë evropianë që po shqyrtojnë mundësi të ngjashme”, thuhet në reagim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot