Bota e futbollit është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Franco Baresit, një prej ikonave më të mëdha të Milanit dhe kombëtares italiane. Legjenda kuqezi ka vdekur në moshën 66-vjeçare. Milani ka reaguar me një homazh për ish-kapitenin e tij, duke e cilësuar Baresin si një simbol të përjetshëm të klubit dhe një figurë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit.
Baresi e kaloi të gjithë karrierën e tij te Milani, ku u kthye në një nga liderët më të mëdhenj të skuadrës. Me fanellën kuqezi ai fitoi gjashtë tituj të Serie A dhe tre Kupa Evropiane.
Në nivel kombëtar, ai ishte pjesë e ekipit të Italisë që u shpall kampion bote në vitin 1982, ndërsa me paraqitjet e tij u konsiderua për vite me radhë si një nga mbrojtësit më të kompletuar të këtij sporti. Franco Baresi do të kujtohet si një legjendë e mbrojtjes, një kapiten i madh dhe një prej emrave që formësuan epokën e artë të Milanit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
