Cheick Diane është futbollisti më i ri i Flamurtarit nga Vlora. Klubi vlonjat e ka prezantuar mesfushorin përmes një postimi në rrjetet sociale dhe lojtari do të jetë i gatshëm menjëherë për trajnerin Oltijon Kërnaja, në vigjilje të sezonit 2026/27 në Kategorinë e Parë.
I dalluar për cilësitë e tij në repartin ofensiv, Diane pritet të jetë një vlerë e çmuar te vlonjatët, me ambicien për t’u rikthyer në Superiore vitin e ardhshëm. Sezonin e fundit, 22-vjeçari ishte pjesë e Dinamos, por hapësirat e munguara bënë që lojtari të largohej dhe tashmë nis një të re në të Parën.
