Shpërndaje në: Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, pritet të paraqitet për herë të parë pas kthimit te Fenerbahçes, kundër Sturm Grazit. Mediumet në Turqi të premten kanë bërë të ditur se në listën e dorëzuar në UEFA nga Fenerbahçe është edhe emri i Muriqit. Ndeshja e parë ndërmjet Fenerbahçes dhe Sturm Grazit luhet më 5 gusht në Stamboll.
“Vedat Muriqi, i cili vazhdon stërvitjen nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor të klubit, raportohet se është rikuperuar nga lëndimi. Sulmuesi, i cili është afër përfundimit të programit individual, pritet së shpejti të fillojë stërvitjet me ekipin.
Stafi teknik planifikon të vlerësojë gjendjen fizike të Muriqit për ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Sturm Grazit”, shkruan “Fanatik” të premten. Muriqi pësoi lëndim në muskulin e këmbës së djathtë gjatë kampit stërvitor. Muriqi 32-vjeçar u kthye te Fenerbahçe pas shkëlqimit në Spanjë.
Edhe Futboll 2 pri 2026 Humbja e Kosovës nga Turqia “prek” edhe klubet Ai edicionin e kaluar në La Liga me fanellën e Mallorcas i realizoi 23 gola. Muriqi me Fenerin ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2029.
