Zemaj: E respektoj vendimin e delegatëve

0%

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas procesit zgjedhor brenda partisë, duke theksuar se vendimi i anëtarësisë duhet të respektohet. Sipas Zemajt, 51 për qind e delegatëve të pranishëm votuan për vazhdimin e mandatit të kryetarit aktual, duke e cilësuar këtë si një vendim politik që duhet pranuar nga të gjithë.

“LDK mbetet e vetmja shtëpi e demokracisë në Kosovë, ku anëtarësia vendos me votën e saj”, është shprehur ai. Reagimi i plotë: Dje, për LDK-në, vendosi anëtarësia. 51% e delegatëve prezentë u shprehën në favor të vazhdimit të mandatit të kryetarit aktual. Ky është vendimi politik që duhet respektuar. LDK mbetet e vetmja shtëpi e demokracisë në Kosovë, ku anëtarësia vendos me votën e saj.

Unë prapë vazhdoj të besoj se vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë një Kosove të fortë. Prandaj përkushtimin për ringritjen e LDK-së e kemi obligim të gjithë! Krenar gjithmonë

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot