Dinamo fitoi mbrëmjen e djeshme me shifrat 3-0 përballë Aluminij, duke siguruar kualifikimin në fazën e 3-të të Conference League. Ndërsa pas këtij dueli, ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk kursen elozhet për ekipin e Ilir Dajës, duke theksuar se tregoi karakter dhe ambicie.
Ndër të tjera, Duka i uron suksese kryeqytetatsve për fazën pasardhëse të Ligës së Konferencës. REAGIMI: Dinamo City dëshmoi edhe një herë se futbolli shqiptar ka cilësi, karakter dhe ambicie për të konkurruar denjësisht në arenën europiane. Urime për këtë kualifikim të merituar!
Çdo sukses i klubeve tona është një sukses për futbollin shqiptar dhe një tregues i qartë se puna, investimet dhe besimi po japin frytet e tyre. Rrugëtimi vazhdon. Suksese në raundin e tretë të UEFA Conference League!
