Çitaku konfirmon se PDK mbetet në opozitë: Jemi vite larg me LVV-në

0%

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas takimit të përfaqësuesve të partive parlamentare për përgatitjen e seancës konstituive të Kuvendit ka thënë se qëndrimi i PDK-së mbetet i qartë: “Ne do të jemi në opozitë”.

Para mediave, më , ajo shtoi se si parti janë për formim të institucioneve sa më parë në mënyrë që të fillohet adresimi i nevojave dhe kërkesave të qytetarëve. “Jemi vite larg me LVV-në dhe shohim pak fare pak hapësirë për bashkëpunim. Dhe këtë e kemi bërë të qartë.

Kjo nuk do të thotë që nuk bashkëpunojmë kur janë në pyetje konstituimi i institucioneve dhe interesat e qytearëve, por jo në qeverisje”- tha Çitaku. Ajo ka shtuar se opozita ka nevojë për bashkërendim, por që ende nuk dihet se kush do jetë në qeveri e opozitë. Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, ka shkuar në takim me Kurtin më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndonëse para takimit kishte thënë se nuk kanë ‘vija të kuqe’ të bashkëpunimit, pasi doli nga takimi, para mediave ka deklaruar se kjo parti qëndron në opozitë. “Ju e dini qëndrimin tim që unë kam dal me prioritete në ekonomi, në energji, në arsim e Drejtësi. Për me u zbatu këto projekte PDK nuk ka vija të kuqe me askënd.

Bazuar në bisedat që kemi pas – normalisht korrekte – PDK është në opozitë. Dhe ne i dëshirojmë suksese zotëri Kurtit dhe partive tjera.”- ka deklaruar Hamza pas takimit më . PDK pas një takimi të deputetëve të saj, më ka kërkuar formim të institucioneve pa vonesa.

“Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i duhen institucione të afta për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet vendi, duke u fokusuar në prioritetet e qytetarëve: zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës”- thuhet në komunikatën e PDK-së. Seanca konstituive e Kuvendit është thirrur për .

Burimi: Kallxo