Një grua është gjetur pa shenja jete paraditen e së premtes në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Sipas tij, rreth orës , Policia është njoftuar se një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumë.
“Rreth orës , një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt. Vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’.
Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar”, deklaroi Elezaj për Sinjalin. Rrethanat se si ka ndodhur rasti mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po zhvillojnë hetime për të zbardhur shkakun e vdekjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
