Ambasada gjermane për deklaratat e Vuçiqit e Paunoviq: Në Evropë s’ka

0%

Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: Ambasada e Gjermanisë në Kosovës, duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe ministres në qeverinë e Serbisë Snezhana Paunoviq, ka theksuar se në Evropë nuk ka vend për retorikë, justifikim apo promovim të spastrimit etnik.

Këtë Ambasada e ka thënë në një përgjigje për KOHËN, ku i është kërkuar të komentojë deklaratat Vuçiqit, i cili oficerëve të rinj ushtarakë u kërkoi të bëhen gati ta mbrojnë “tokën e shenjtë”, duke aluduar si tokë të shenjtë Kosovën, si dhe deklaratat e ministres në qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vend të Millosheviqit, do të kryente spastrim etnik në Kosovë.

Ambasada gjermane ka theksuar se Gjermania e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur që nga viti 2008 dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur sovranitetin e Kosovës dhe integrimin e saj evropian. Për të bërë përparim në këtë rrugë, në përgjigjen e Ambasadës gjermane thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“U bëjmë thirrje të gjithë akterëve të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që e pengojnë arritjen e këtij objektivi. Ritheksojmë qëndrimin tonë të qartë dhe të palëkundur se në Evropë nuk ka vend për retorikë, justifikim apo promovim të spastrimit etnik”, thuhet në përgjigje.

Edhe Arbëri 22 sht 2025 Pse është Serbia shtet fashist Këtë javë edhe Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen për përmbajtje nga deklaratat nxitëse të cilat nuk ndihmojnë arritjen e qëllimit për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka thënë një zëdhënës i BE-së të mërkurën si reagim në pyetjet lidhur me deklaratat e Vuçiqit, në një ceremoni ushtarake, për integritetin territorial të Kosovës. Vuçiq në atë ceremoni ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë ndërsa ushtarakët kanë për detyrë kushtetuese ta mbrojnë integritetin territorial të Serbisë.

Kjo u kritikua në Kosovë si kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj Kosovës. Në reagimet në BE kanë bërë ftesë që normalizimi të arrihet përmes dialogut duke përkujtuar edhe një herë se ky normalizim është kusht për avancim në procesin e integrimeve evropiane. “Vetëm përmes dialogut progresi mund të arrihet në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deklaratat dhe veprimet që nuk janë në përputhje me këtë qëllim duhet të evitohen”, thotë një zëdhënës i BE-së në Bruksel. “Progresi në dialog mes Beogradit dhe Prishtinës është parakusht për secilën palë për progresin e tyre në rrugëtimin evropian”, ka thënë më tej ky zëdhënës.

Edhe Arbëri 1 min. më parë Lushaku: S’kemi ende ftesë nga LVV-ja për takim BE-ja më herët ka kritikuar si të papranueshme edhe një deklaratë të një ministreje të qeverisë së Serbisë se ajo do të kryente spastrim etnik të Kosovës në fundvitet nëntëdhjetë.

Nga BE-ja vazhdimisht kanë kërkuar nga palët, jo vetëm në Kosovë e Serbi, por në tërë rajonin që të përmbahen nga deklaratat nxitëse, mohimi i krimeve të luftës apo glorifikimi i përgjegjësve për këto krime, dhe të punojnë për një normalizim të vërtetë të raporteve mes fqinjëve.

Burimi: Koha