Fundjavë e zgjatur për qytetarët e Maqedonisë, e hëna ditë jo pune

0%

Qytetarët do të kenë fundjavë të zgjatur me rastin e festës Ilinden – Dita e Republikës. Meqenëse 2 gushti bie të dielën, në përputhje me Ligjin për Festat, e hëna, 3 gusht, do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Kështu, qytetarët do të kenë tre ditë pushimi radhazi, të shtunën, të dielën dhe të hënën.

Dita e radhës e pushimit për të gjithë qytetarët e RMV-së do të jetë më 8 shtator, kur do të festohet Pavarësia e Maqedonisë së Veriut.

Burimi: Telegrafi