Tahiri e përmend deklaratën e Kurtit për AAK-në si “parti e

0%

Shpërndaje në: Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka përmendur një deklaratë të para disa javësh të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kur e pati quajtur “parti të respektuar” AAK-në pasi kjo e fundit pati refuzuar ftesën e tij për takim. Ai ka thënë se s’duan të jenë pjesë e Qeverisë dhe as të marrin kurrfarë pozite. “Nëse s’merren parasysh kërkesat tona, ne s’bëhemi vegël.

Ne u bëmë parti e respektuar, prej një partie që s’ftohej në takime”, ka theksuar ai. Tahiri ka thënë se në mbledhjen me kryetarët e partive lidhur me seancën konstituive, ka kërkuar që seanca të mbahet më herët se 6 gushti dhe të përfundojë konstituimi para 7 gushtit.

Ai ka theksuar se pozicioni publik i Aleancës është se “S’duam të jemi pjesë e qeverisë, s’të marrim as hise, as privilegj, asnjë pozitë në Qeveri. Mirëpo ne njohim rrezikun që Kosova të përfundojë nga një cikël zgjedhor, në një cikël tjetër. E shohim si rrezik të shtetësisë së Kosovës. Ne kemi thënë, s’duam zgjedhje, por me i konstitu institucionet, ne kemi gjashtë pika.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ato s’lidhen me Aleancën. Ndërlidhen me Kosovën”, ka thënë Tahiri.

Burimi: Koha