KRU “Prishtina” publikon gjendjen e rezervave të ujit: Badoci dhe

0%

Gjendja e rezervave të ujit në akumulimet kryesore vazhdon të jetë nën monitorim, ndërsa KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se sasia aktuale e ujit garanton furnizim deri në fund të vitit 2026, me kusht që uji të përdoret në mënyrë racionale.

Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në Liqenin e Badocit është rreth 2 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa në Liqenin e Batllavës niveli është 1.69 metra nën kuotën maksimale. Nga KRU “Prishtina” kanë theksuar se menaxhimi i rezervave dhe mënyra e përdorimit të ujit gjatë muajve në vijim janë faktorë të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e furnizimit.

“Uji është një burim i kufizuar dhe përdorimi i panevojshëm i tij, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta dhe konsum të shtuar, ndikon drejtpërdrejt në ruajtjen e rezervave dhe në qëndrueshmërinë e sistemit të furnizimit”, thuhet në njoftim të kompanisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KRU u ka bërë thirrje konsumatorëve që ujin ta përdorin me kujdes dhe vetëm për nevojat e domosdoshme, duke shmangur keqpërdorimet, kontrolluar rrjedhjet dhe reduktuar shpenzimin e panevojshëm. “Qëndrueshmëria e furnizimit me ujë është përgjegjësi e përbashkët.

Furnizimi i qëndrueshëm nuk varet vetëm nga sasia e ujit në akumulime, por edhe nga mënyra se si ky ujë përdoret nga konsumatorët”, thuhet në njoftim. KRU ka përfunduar duke theksuar se çdo kursim i ujit ndihmon në ruajtjen e rezervave dhe në garantimin e furnizimit të barabartë për qytetarët.

Burimi: Telegrafi