KRU “Drini i Bardhë”paralajmëron fermerët për përdorim racional të

0%

KRU “Drini i Bardhë” ka njoftuar fermerët se furnizimi me ujë për ujitjen e tokave bujqësore po vazhdon sipas planit dhe orarit të përcaktuar, pavarësisht temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se, për shkak të rritjes së kërkesës për ujitje gjatë kësaj periudhe, fermerët duhet ta shfrytëzojnë ujin në mënyrë racionale dhe me përgjegjësi, duke respektuar rendin dhe orarin e ujitjes. “Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet furnizim i barabartë me ujë për të gjithë fermerët”, thuhet në njoftim.

KRU “Drini i Bardhë” ka rikujtuar gjithashtu se kyçjet ilegale në rrjetin e ujitjes janë të ndaluara, pasi ndikojnë në funksionimin e sistemit dhe në furnizimin e rregullt me ujë për fermerët e tjerë. Kompania ka bërë të ditur se ekipet e saj në terren do të vazhdojnë angazhimin për të siguruar funksionim sa më të mirë të sistemit të ujitjes gjatë gjithë sezonit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi