Shpërndaje në: Rreth 49,000 migrantë kanë hyrë në enklavën spanjolle të Ceutas nga Moroku në 24 orët e fundit, sipas zyrtarëve. Qeveria spanjolle të enjten vonë ka dislokuar trupa shtesë në Ceuta pasi mori informacion se mijëra njerëz notuan dhe kaluan në këmbë drejt territorit të vogël. Shumica prej këtyre njerëzve nga videot dukeshin se ishin burra të rinj, por kishte edhe fëmijë e gra.
Achraf Maimouni, anëtar i Shoqatës Marokene për të Drejtat e Njeriut, e përshkroi situatën si “të jashtëzakonshme”. Ai tha se pika kufitare e Tarajalit ishte hapur “nën rrethana të pazakonta” të enjten në mëngjes dhe njerëzit kishin kaluar përtej kufirit.
Juan Jesús Vivas, presidenti i Ceutës, kërkoi dislokimin e forcave shtesë të policisë dhe ushtrisë “për të garantuar paprekshmërinë e kufirit” dhe sigurinë e qytetarëve. Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë qendrore të shpallë gjendje të jashtëzakonshme kombëtare për shkak të kalimeve kufitare.
