Shumë armë në duart e qytetarëve, raste të ndryshme të përdorimit të

0%

Numër i madh i armëve janë nëpër duart e qytetarëve të Kosovës, në mënyrë ilegale. E në shumë raste pikërisht këto armë lënë të lënduar shumë persona, e në disa raste edhe marrin jetë. Vetëm brenda një nate në raportin policor janë raportuar një numër i madh i rasteve të armëve pa leje, e raste të tjera të të shtënave me armë. Raporti i plotë: Fsh. Shtedim, Podujevë – .

Pas pranimi të një informate për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Rr. Drenova, Prishtinë – .

Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se një predhë e armës së zjarrit ka goditur derën e hyrjes së shtëpisë së tij. Predha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar. PËRDORIM I ARMËS&MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS Fsh. Petrovë, Shtime, – NN.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është raportuar për të shtëna me armës zjarri, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kishte një aheng familjar dhe i dyshuari mashkull kosovar, ka dorëzuar armën pistoletë me dy fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS Rr. Fazli Grajqevci, Shtime – .

Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që ka shtënë me armë zjarri, i dyshuari vullnetarisht ka dorëzuar armën pistoletë me gaz pa fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Raport shtesë: MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS Fsh. Korishë, Prizren – .

Lidhur me rastin, në stallën e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz. Rasti është duke u hetuar. MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë – . Policia ka ndaluar një automjet të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollimit në automjet është gjetur një pistoletë dhe shtatë fishekë. I dyshuarit ishte nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Burimi: Bota Sot