Hamasi ka pranuar të çarmatoset, por pasi të plotësohet kushti

0%

Lëvizja palestineze Hamas ka deklaruar se nuk do ta zbatojë marrëveshjen për çarmatimin nëse Izraeli nuk përmbush detyrimin për t’u tërhequr plotësisht nga Rripi i Gazës. Deklarata u bë nga anëtari i ekipit negociator të Hamasit, Ghazi Hamad, i cili theksoi se çështja e armëve është e lidhur drejtpërdrejt me zbatimin e marrëveshjes nga ana e Izraelit.

“Marrëveshja përmban një dispozitë të qartë që e obligon Izraelin t’i përmbushë detyrimet e tij. Nëse Izraeli nuk e zbaton marrëveshjen, as ne nuk do ta zbatojmë”, tha Hamad. Ai sqaroi se Izraeli nuk do të ketë rol në procesin e çarmatimit.

Sipas tij, armët do të regjistrohen dhe do të ruhen nga Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës, në përputhje me afatet e dakorduara dhe pa ndërhyrjen e autoriteteve izraelite, shkruan aljazeera . Hamad bëri të ditur se negociatat për këtë draft-marrëveshje kanë zgjatur rreth gjashtë muaj dhe janë karakterizuar nga bisedime të gjata e të vështira.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai tha se Hamasi ka pranuar të bëjë kompromise vetëm për të mbrojtur popullsinë civile palestineze. “Po bëjmë lëshime për popullin tonë në Rripin e Gazës, për t’i shpëtuar nga vrasjet dhe zhvendosja”, deklaroi ai.

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza Sipas Hamasit, marrëveshja është një paketë e pandashme që përfshin përfundimin e luftës, krijimin e një administrate kombëtare për Gazën, tërheqjen e plotë të forcave izraelite, nisjen e rindërtimit të territorit të shkatërruar dhe vendosjen e forcave ndërkombëtare të stabilizimit.

Përfaqësuesit e Hamasit dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë pritet të zhvillojnë bisedime të mëtejshme për të finalizuar mekanizmat dhe afatet e zbatimit të marrëveshjes. Sipas Hamadit, ky proces mund të zgjasë rreth dy javë ose edhe më gjatë, pasi duhet të dakordohen të gjitha detajet teknike të zbatimit.

Burimi: Telegrafi