Haxhiu sot mbledh përfaqësuesit e partive parlamentare për

0%

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të premten më , një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike, në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive të Legjislaturës 11-të të Kuvendit të Kosovës. Takimi do të mbahet në sallën C-301 të Kuvendit, duke filluar nga ora .

Sipas rendit të ditës, tema e vetme e diskutimit do të jetë përgatitja për seancën konstituive të legjislaturës së re. Konstituimi i Kuvendit është parakusht për procedurat e mëtejshme kushtetuese për formimin e institucioneve të reja të Kosovës. Haxhiu më ka caktuar datën që të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të kanë kohë deri më për konstituimin e Kuvendit. Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve të , Albin Kurti, më , ka ftuar në takime veç e veç liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ardian Gjinin e Aleancës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Derisa dy të parët pranuan ftesën, i treti ka refuzuar të takohet me të. Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, më ka njoftuar se nuk e sheh të arsyeshëm takimin me liderin e LVV-së.

Në përgjigjen që ia ka kthyer Kurtit, Gjini ka thënë se Aleanca është e gatshme, pa kushte ose kërkesa vetjake, të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e presidentit, nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës së tyre.

Aleanca ka kërkuar që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin e gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr, të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, të bëjnë lirimin e tokave të punuara nga tatimi në pronë për të nxitur bujqësinë, të bëjnë buxhetimin e plotë të rrugëve për Gjilanin, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën dhe Podujevën, si dhe për Prishtinën të ndahen nga 800 milionë deri në 1 miliard euro investime në infrastrukturë.

Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, ka shkuar në takim me Kurtin më . Ndonëse para takimit kishte thënë se nuk kanë vija të kuqe të bashkëpunimit, pasi doli nga takimi, para mediave ka deklaruar se kjo parti qëndron në opozitë. “Ju e dini qëndrimin tim që unë kam dal me prioritete, në ekonomi, në energji, në arsim e drejtësi. Për me u zbatu këto projekte PDK nuk ka vija të kuqe me askënd.

Bazuar në bisedat që kemi pas – normalisht korrekte – PDK është në opozitë. Dhe ne i dëshirojmë suksese zotëri Kurtit dhe partive tjera.”- ka deklaruar Hamza pas takimit më . PDK pas një takimi të deputetëve të saj, më ka kërkuar formim të institucioneve pa vonesa.

“Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i duhen institucione të afta për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet vendi, duke u fokusuar në prioritetet e qytetarëve: zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës”- thuhet në komunikatën e PDK-së. Kurtit më mirë i ka shkuar takimi me LDK-në.

Pas takimit me kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhikun dhe bartësen e listës Vjosa Osmani, ai ka deklaruar se marrëveshje nuk ka por është optimist. “Ishte takimi i parë. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit të Republikës, nënkryetarët, Qeverinë e presidentin apo presidenten.

Kemi diskutuar të gjitha këto por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që të mund ta ndaj me ju. Jam optimist për rrugën përpara”- ka deklaruar Kurti më . Pas një pezullimi dy javësh për shkak të problemeve të brendshme në LDK, Abdixhiku pas rikonfirmimit si kryetar i partisë , ka hequr pezullimin dhe ka hapur rrugë për takime konsulative për marrëveshje të mundshme me LVV-në.

Vendi shkoi në zgjedhjet e mbajtura më pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan në zgjedhjen e presidentit të ri brenda afatit kushtetues. Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha ishin kandidate për presidente, megjithatë në natën e nuk u arrit të konsumohet asnjëri rund i votimit për president dhe vendi shkoi në zgjedhje.

Në atë seancë nuk morën pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në zgjedhjet e qershorit, LVV doli fituese dhe mori 53 ulëse në Kuvend, PDK 22 ulëse, LDK 18 dhe Aleanca 7 derisa 20 deputetë të tjerë u takojnë komuniteteve joshumicë.

Për votimin e presidentit të vendit duhen së paku 80 vota në kuti në raundin e parë dhe të dytë, kurse në të tretin mjaftojnë vetëm 61 vota nga 120 të mundëshme

Burimi: Kallxo