Mbahet Panairin Humanitar i organizuar nga Teach For Kosova në bashkëpunim me Anglia Summer School, ku fëmijët do të prezantojnë dhe shesin punime qeramike dhe krijime artistike të realizuara gjatë kampit veror. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, ora -) Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vazhdon në ditën e dytë të mbledhjes së nënshkrimeve në kuadër të nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. ( Sheshi Shadërvan në Prizren, ora -) Mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora ) Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu mban takim me nënkryetarët e partive. (Salla C-301 e Kuvendit të Kosovës, ora ) Oda Ekonomike e Kosovës ju fton të merrni pjesë në hapjen solemne të Dita e dytë e panairit të Gruas 2026, një ngjarje kushtuar promovimit të sipërmarrjes së grave, produkteve vendore, artizanatit dhe fuqizimit ekonomik të grave. (Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë, ora ) Programi i Kinemasë Verore i Lumbardhit vijon me shfaqjen e fundit për muajin korrik, me filmin “Butterflies” nga Tolga Karaçelik. (Doku Kino Plato në Prizren, ora )
