“Mamma mia, sa e bukur!” Jennifer Lopez pushton Romën me një pamje

0%

Pa shkëlqimin e zakonshëm hollivudian, ajo zgjodhi një kombinim të lehtë, romantik dhe plot elegancë, që u shkri natyrshëm me atmosferën e verës italiane Qoftë në tapetin e kuq, në koncerte apo gjatë daljeve të përditshme, Jennifer Lopez zakonisht zgjedh kombinime glamuroze që e theksojnë stilin e saj të dallueshëm.

Megjithatë, gjatë qëndrimit në Romë, ajo dëshmoi se di t’i mbajë po aq bukur edhe veshjet shumë më të çlodhura, të përshtatura në mënyrë të përkryer me ritmin e qetë të verës italiane. Për një shëtitje nëpër rrugët e Romës, këngëtarja zgjodhi një fustan të shkurtër të bardhë në stilin slip , nga marka LoveShackFancy.

Modeli, i quajtur “The Cori Crepe Lace Bow Mini Dress”, kishte detaje romantike prej dantelle, transmeton Telegrafi. Kombinimin e plotësoi me një shall mëndafshi të lidhur në kokë, syze të mëdha dielli, çantë të thurur dhe stoli elegante e të përmbajtura. Bëhet fjalë për një stilim që përshtatet në mënyrë ideale me estetikën e verës italiane dhe filozofinë dolce vita .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vend të shkëlqimit të spikatur hollivudian, Jennifer këtë herë zgjodhi thjeshtësinë, materialet e lehta dhe aksesorët e përjetshëm që rrezatojnë elegancë pa sforcim. Pikërisht për këtë arsye, ajo dukej krejtësisht natyrshëm në rrugët e Romës dhe u përshtat bukur me stilin e njohur italian.

Burimi: Telegrafi