Shpërndaje në: Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka paralajmëruar se qysh nesër do të ketë veprime në kuadër të diskutimeve për bashkëpunim me Vetëvendosjen për formim të institucioneve.
Në deklaratën për media pas Kuvendit të partisë, Haziri ka thënë se Abdixhiku pas rikonfirmimit si kryetar i partisë “nesër e rikthen autorizimin për kërkesën e dytë, e që është po aq e rëndësishme, për bashkëpunimin dhe përfundimisht thyerjen e këtij çarku të mbyllur politik në të cilin ka hyrë Kosova”.
Ai ka thënë se LDK-ja “do të angazhohet në përfaqësimin e interesit të Republikës, qytetarëve dhe të LDK-së”. “Nga nesër e tutje në mënyrën e njëjtë duhet të përballohet edhe përmbushja e kërkesës së dytë”, ka thënë ai. I pyetur për bashkëqeverisjen e mundshme me VV-në, Haziri ka thënë se bëhet fjalë për bashkëpunim “në tri parime”.
Edhe Arbëri 2 min. më parë Zemaj: Menduam se ndryshimi sjell sukses, por shumica mendoi ndryshe “Marrëveshje për të gjitha ose asgjë; kriter i dytë agjenda shtetërore, politikat sektoriale, programet qeverisëse dhe e treta ndarja e përgjegjësive konform të dy të parave”, ka përfunduar ai. Abdixhiku sot u rikonfirmua si kryetar i LDK-së.
Para këtij Kuvendi ai pati mbajtur një takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për formim të institucioneve. KOHA pati raportuar se është arritur marrëveshje në parim mes dy liderëve. Por negociatat u pezulluan pas Kuvendit të iniciuar për shkarkimin e Abdixhikut nga LDK-ja.
