Osmani për Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme, disa bëhen

0%

Shpërndaje në: Prijësja e Listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit të 7 qershorit, Vjosa Osmani ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut kryetar të LDK-së në mbledhjen e mbajtur të enjten nga Kuvendi i partisë. Sipas saj, fitoret si kjo e Abdixhikut të enjten nuk janë të zakonshme. “Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim.

Kjo është njëra prej tyre”, ka shkruar ajo në Facebook. Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i katërt në historinë e partisë më të vjetër në Kosovë, i mbijetoi të enjten nismës për shkarkimin e tij. Në Kuvendin e sotëm morën pjesë rreth 330 delegatë. Aktualisht nuk dihet numri i votave pro dhe kundër Abdixhikut.

Burimi: Koha