Dinamo do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushën e stadiumit “Elbasan Arena” për të zhvilluar një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit. Kryeqytetasit do të përballen me Aluminij në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës, me takimin që do të nisë në orën .
Pas barazimit 1-1 në Slloveni, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin, ndërsa blutë do të kenë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të synuar kalimin në raundin e tretë të kompeticionit europian. Ndërkohë trajneri Ilir Daja dhe Jura Arsiç kanë bërë të ditur formacionet zyrtare për këtë sfidë.
Ndryshimi më i rëndësishëm është rikthimi i Malomos në formacionin titullar, pasi sulmuesi mungoi në takimin e parë ndaj Aluminij.
