Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, Armend Zemaj: Nuk do të ketë

0%

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se sot () delegatët e LDK-së kanë në dorë fatin e kësaj partie përmes votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm. Zemaj tha se ky Kuvend po bëhet për fuqizimin e LDK-së dhe se kërkojnë suksese më të mëdha. Ai theksoi se nuk do të ketë tensione në këtë Kuvend.

“Nënshkrimet e kanë pasë formën e vet statuare, tash është në dorën e delegatëve të vendosin për fatin e LDK-së. Nuk do të ketë tensione. Delegatët janë përballur me presione mediatike por kjo është demokracia, këtë e promovon vetëm LDK. Kjo është vetëm për fuqizimin e LDK-së. Kërkojmë suksese më të mëdha dhe nuk ndalemi deri sa të kemi LDK-në parti të parën.

Vota është e fshehtë”- tha Zemaj. I pyetur nga gazetarët se a mendon që votimi për shkarkimin e Abdixhikut do të ketë suksese, Zemaj tha se “besoj që po” Kuvendi i jashtëzakonshëm të LDK-së mbahet këtë të enjte, më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në selinë e LDK-së janë deponuar 148 nënshkrime të delegatëve të LDK-së për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga detyra e kryetarit të partisë. Sipas Statutit të LDK-së, Kuvendi thirret edhe atëherë kur këtë e kërkon 1/3 (një e treta) e delegatëve që e përbëjnë Kuvendin.

Kuvendi, sipas Statutit, mbahet në afatin prej 60 ditësh nga dita kur është shtruar kërkesa me shkrim. Mbledhja e nënshkrimeve për të thirrur Kuvendin e jashtëzakonshëm erdhi pasi disa degë të LDK-së, si Peja, Lipjani, Rahoveci, Dega e dytë e LDK-së në Prishtinë, ajo e Deçanit dhe dega e Austrisë kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit zgjedhor në qershor.

Pasi Abdixhiku refuzoi të dorëhiqej filloi mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e tij. LDK në zgjedhjet e 7 qershorit ka fituar 18 ulëse në Kuvend pasi u rendit si subjekti i tretë në zgjedhje me 16.69% të votave.

Burimi: Kallxo