Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se pret që Kuvendi i LDK-së të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe të suksesshme. Para nisjes së punimeve të Kuvendit, Gashi tha se procesi përbën një nivel të ri të politikëbërjes në Kosovë dhe se në këtë fazë nuk duhet të flitet për kandidatura.
“Mendoj se do të jetë një proces demokratik dhe i suksesshëm dhe është një nivel i ri i politikëbërjes në Kosovë. Nuk flasim sot për kandidatët, sot është hapi i parë, duhet të mblidhemi bashkërisht të gjithë dhe të vendosim”, deklaroi ai.
I pyetur nëse dikush po ushtron presion ndaj tij lidhur me kandidaturën apo me pozitat brenda partisë, Gashi u përgjigj me ironi: “Po thu që më bën dikush presion mu, a?” Ndërkaq, lidhur me mundësinë që ta synojë postin e kryetarit të LDK-së, ai nuk e përjashtoi një gjë të tillë. “Ta shohim hapin e parë, pastaj flasim”, tha Gashi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
