Fundi i karrierës shumë afër, 40-vjeçari Nojer bëhet gati t’i japë

0%

Yjet e kombëtares gjermane të Bajernit, të cilët morën pjesë në Kupën e Botës, kanë mbërritur në kampin stërvitor të kampionëve gjerman. Për Manuel Nojer, ky mund të jetë kampi i fundit stërvitor i karrierës së tij. Deklaratat e fundit të portierit kanë tërhequr vëmendje. Rreth kohës së seancës së parë stërvitore, Nojer foli për mediat dhe bëri disa deklarata që ngjallën interes.

“Nuk hyj në ndeshje duke thënë: ‘Kjo është ndeshja ime e fundit’, pavarësisht nëse mund të jetë hera e fundit që luaj në një stadium të caktuar. Por duket shumë e mundshme që do të tërhiqem”, tha Nojer, duke iu referuar sezonit të tij të 21 dhe me shumë gjasa të fundit si futbollist profesionist.

Pas një kampi katërditor në Tegernze, Bajerni do të udhëtoj drejt Azisë për turneun veror dhe do të rikthehet në Gjermani më 8 gusht. Dy javë më vonë, kampionët rekord do të zhvillojnë ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, Superkupën Franc Bekenbauer ndaj Borusia Dortmund. Edhe në atë ndeshje, Manuel Nojer mund të jetë sërish mes shtyllave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Portieri 40 vjeçar rinovoi kontratën e tij vetëm në muajin maj, ndonëse më parë kishte menduar seriozisht të tërhiqej nga futbolli. “E dija njëqind përqind, dy javë më parë, se doja të vazhdoja,” shpjegoi Nojer në kohën e rinovimit të kontratës deri në vitin 2027. “Por e ndieja edhe disa javë më herët se do të vazhdoja.

Thjesht kishim disa ndeshje shumë të rëndësishme përpara dhe ato ishin prioriteti im.” Të martën, ai shpjegoi edhe arsyen e hezitimit të tij të mëparshëm: “Ndoshta në 85 përqind të rasteve do ta kisha mbyllur karrierën, por është kënaqësi të luash në këtë ekip, me këtë staf dhe këtë trajner. Ne kemi gjithmonë mundësinë të luftojmë për të gjithë trofetë.

Me këtë skuadër jemi në nivelin më të lartë. Pikërisht për këtë arsye, ky ekip, kjo skuadër dhe struktura që kemi në klub bënin pjesë në ato 15 përqind të rasteve kur thashë: Duhet patjetër të vazhdoj. Thjesht po e shijoj futbollin”, përfundoi Nojer.

Burimi: Bota Sot