Kushtoi mbi 100 milionë funte, por mbeti jashtë skuadrës: Jack

0%

Jack Grealish ka mohuar pretendimet se është lënë jashtë turneut parasezonal të Manchester Cityt nga trajneri Enzo Maresca. Sulmuesi anglez nuk është pjesë e skuadrës që ka udhëtuar drejt Hong Kongut dhe Seulit për përgatitjet para sezonit të ri në Ligën Premier, gjë që u interpretua si një sinjal se ai nuk bën pjesë në planet e Marescës.

Megjithatë, Grealish reagoi në rrjetet sociale, duke sqaruar se mungesa e tij lidhet vetëm me rikuperimin nga një lëndim. “Vetëm për t’ju bërë me dije se ende jam duke u rikuperuar nga një lëndim, prandaj nuk jam ende në stërvitje”. “Nuk jam ‘lënë jashtë’, kështu që ndaloni së foluri budallallëqe. Faleminderit”, shkroi Grealish në komentet e një postimi në Instagram, i cili më vonë u fshi.

Jack Grealish: “Stop talking poo poo thanks…” 👏 pic.twitter.com/CS12WjyWvT — City Xtra (@City_Xtra) July 29, 2026 30-vjeçari u transferua te Manchester City nga Aston Villa në vitin 2021 për 100 milionë funte dhe gjatë kohës së tij në “Etihad” ka fituar tre tituj të Ligës Premier.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi tripletën historike në sezonin 2022/23, por më pas humbi gradualisht vendin në formacion nën drejtimin e Pep Guardiolës, mes raportimeve për probleme jashtë fushës.

Sezonin e kaluar, Grealish luajti në formë huazimi te Evertoni dhe javët e fundit ka intensifikuar rikuperimin pas operacionit në këmbë që iu nënshtrua në muajin shkurt, me synimin për të bindur Marescën se meriton një vend në skuadër. Kontrata e tij me Manchester Cityn hyn në vitin e fundit, ndërsa Maresca u shpreh pozitivisht për anglezin. “Aktualisht ai është këtu.

Kam një marrëdhënie të mirë me Jackun që nga koha kur u largova”. “Ne vazhdojmë të mbajmë kontakte, sepse ai ka një zemër të madhe dhe është një djalë shumë i mirë”, deklaroi trajneri i Manchester Cityt./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi