Rama: Makineria propaganduese e VV-së në aksion ndaj meje, në ditën e

0%

Shpërndaje në: Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Vetëvendosjen se e ka vënë në aksion atë që e ka quajtur makineri propaganduese ndaj tij, pikërisht në ditën e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Krejt makineria propaganduese e Vetëvendosjes qenka qu n’aksion kundër meje, sot në ditën kuvendit të LDK-së! Interesant!”, ka shkruar Rama në Facebook.

Gjatë ditës, Vetëvendosje dorëzoi në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal ndaj Ramës dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit të tij, me pretendimin se janë përfshirë në legalizime të jashtëligjshme të objekteve. Baza mbi këtë, sipas VV-së, ishte një sinjalizim anonim që është pranuar përmes emailit te një grup i asamblistëve ditë më parë.

Sot, LDK-ja do të mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm pas kërkesës së një pjese të delegatëve për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Rama, që ka fituar në Prishtinë që dy palë zgjedhje nën siglën e LDK-së, është përmendur nga akterë të ndryshëm si figurë që mund të bëhet kryetar i partisë pas Abdixhikut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha