Gazeta Sinjali ka mësuar se më , në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ka ndodhur një përleshje, ku një person është rrahur brutalisht dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas burimeve të Sinjalit, viktimës i është thyer nofulla, ndërsa fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Arianit Krasniqi , ndërsa viktima është Avni Kokaj . Viktima e këtij rasti, Kokaj ka folur për Sinjalin dhe ka treguar versionin e tij për ngjarjen, duke deklaruar se nuk e kishte njohur më parë personin që dyshohet se e kishte sulmuar. “Unë nuk e kam njohur më parë këtë person dhe nuk i di motivet.
Para meje kanë qenë dy persona, të cilët nuk i njoh. Ajo që di është se Policia më ka telefonuar dhe më ka kërkuar të shkoj për ta mbyllur lokalin e vëllait. Arsyet nuk i di, por me siguri personat që më kanë rrahur kanë pasur probleme me të. Lokali i vëllait është një lloj qebaptoreje apo kafeneje”, ka deklaruar Kokaj.
Ai ka bërë të ditur se nuk është më i shtrirë në QKUK, por po vazhdon trajtimin mjekësor. “Në QKUK nuk jam më i shtrirë, por trajtimin jam duke e vazhduar. Tash jam më mirë”, ka shtuar ai. Sinjali do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e reja për këtë rast.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
