Rikthime për teknikun Ilir Daja

0%

Dinamo do të presë mbrëmjen e sotme Aluminij në stadiumin “Elbasan Arena”, në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Pas barazimit 1-1 në Slloveni, gjithçka mbetet e hapur, ndërsa skuadra e Ilir Dajës do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të siguruar kalimin në raundin e tretë.

Në dispozicion për këtë takim janë rikthyer Malomo, Xhejms dhe Koma, të cilët munguan në ndeshjen e parë në Slloveni për shkak të problemeve me vizat. Daja pritet t’i besojë thuajse të njëjtit formacion që realizoi përmbysjen historike ndaj Astanës, duke fituar 4-1 në transfertë dhe duke siguruar kualifi kimin në turin e dytë.

Ndryshimi më i rëndësishëm pritet të jetë rikthimi i Malomos në formacionin titullar, pasi sulmuesi është tashmë në dispozicion pas mungesës në takimin e parë ndaj Aluminij. Në portë pritet të konfirmohet Aldo Teqja, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Ismaili në të djathtë, Përndreca në të majtë dhe dyshja Dita-Aliji në qendër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në mesfushë pritet të aktivizohen Manellari, Qardaku dhe Qefalija. Në repartin ofensiv, Malomo dhe Vila do të veprojnë pas sulmuesit Berisha, me dyshen që gjatë lojës mund të spostohen edhe në krahë për t’i dhënë më shumë thellësi sulmit.

Burimi: Bota Sot