Roma më në fund zyrtarizon një blerje, vjen një argjentinas

0%

Santiago Tomàs Castro është futbollist i ri i Romës. “AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë mbërritjen e Santiago Tomàs Castro nga Bologna FC. Marrëveshja përfundon me një transferim të përhershëm. Sulmuesi i lindur në vitin 2004 ka luajtur më parë për Bologna dhe Vélez Sarsfield. Ai luajti 105 ndeshje për Rossoblù, duke shënuar 22 gola. Ai ka zgjedhur të veshë fanellën me numër 9.

Mirë se vini në Romë, Santiago” thuhet në njoftimin e Romës. Plot 30 milionë euro i ka kushtuar skuadrës kryeqytetase blerja e argjentinasit, ndërsa Bolonja do të përfitojë edhe 5 milionë euro nga bonuset.

Burimi: Bota Sot