Nga: Associated Press Përktheu:
Edona Binaku Shpërndaje në: Tabelat tradicionale të klasave mund të duken si relikte të së kaluarës në shkollat moderne, por në Japoni ato po shërbejnë për të krijuar një formë të re arti.
Edhe pse këto ilustrime janë jetëshkurtra, ato po i frymëzojnë nxënësit ta shohin vizatimin dhe ilustrimin në një mënyrë novatore Në një klasë të shkollës së mesme të vajzave në Kumagaya, në veri të Tokios, mbizotëron një atmosferë entuziazmi. Nxënëset po shkëmbejnë ide, shfletojnë punimet e viteve të kaluara dhe libra arti, në kërkim të frymëzimit për krijimet e tyre në dërrasën e zezë.
Për këto artiste japoneze në hapat e parë të karrierës, dërrasa e zezë modeste shërben si kanavacë, ndërsa shkumësat shumëngjyrësh janë bërë mjeti me të cilin shprehin talentin e tyre. Ato janë mbledhur për të marrë pjesë në kampionatin vjetor kombëtar të artit me shkumës, “Kokuban Art Koshien”.
Duke qenë se janë në vitin e parë, ato po garojnë për herë të parë në këtë konkurs, megjithëse nxënëse më të mëdha të së njëjtës shkollë kanë fituar çmime në edicionet e mëparshme. “Është hera jonë e parë, ndaj nuk e dimë nëse do të arrijmë të bëjmë një punë të mirë.
Por edhe nëse nuk fitojmë, do t’ia vlejë, për sa kohë që gjatë këtij procesi do të bëhemi shoqe më të mira”, ka thënë nxënësja Chiho Ninomiya. Tabela e zezë ka qenë prej kohësh pjesë e pandashme e klasave. Por, sipas Ninomiyas, të krijosh art mbi të me shkumës është krejt ndryshe nga vizatimi me ngjyra apo lapsa.
Prandaj, ato vazhdojnë të mësojnë duke vizatuar, fshirë dhe ripunuar vazhdimisht krijimet e tyre. Edhe Kulturë 6 shk 2026 Skica e Michelangelos shitet për 19.5 milionë euro Momenti kur vepra fshihet nga tabela, është pikërisht çasti kur arti konsiderohet vërtet i përfunduar (Foto: AP) Njëra prej anëtareve të ekipit, Mako Kato, e cila ëndërron të bëhet mësuese, është veçanërisht e pasionuar pas këtij mediumi.
“Kur mësuesit duan të theksojnë diçka, ata e shtypin fort shkumësin mbi tabelë, madje ndonjëherë edhe e godasin atë. Këtë nuk mund ta bësh me një iPad. Prandaj mendoj se dërrasa e zezë është një mjet i veçantë, përmes të cilit mund të shprehesh me pasion”, ka thënë Kato. Konkursi në fjalë është krijuar nga kompania japoneze “Nichigaku”.
“Kompania jonë prodhon dërrasa të zeza dhe të bardha për shkolla, por nuk e kishim menduar kurrë se si përdoreshin ato pasi dorëzoheshin. Më pas zbuluam disa punime të jashtëzakonshme të realizuara nga nxënësit”, ka shpjeguar drejtori i kompanisë, Tomohiro Yoshida.
Ekziston një element tipik japonez në mënyrën se si i gjithë procesi – deri në çastin kur vizatimi fshihet nga tabela – konsiderohet një formë arti Për nxënësit, momenti kur veprat e tyre, të krijuara me aq shumë mund dhe përkushtim, fshihen nga tabela, është shpesh emocional.
Megjithatë, Yoshida beson se kjo u jep atyre një mësim të rëndësishëm mbi natyrën kalimtare të jetës, brishtësinë e krijimit dhe guximin për të vazhduar përpara. Edhe Kulturë Portreti që shpëtoi jetë në luftë, në katër festivale brenda muajit “Ashtu si në filozofinë japoneze, asgjë nuk zgjat përgjithmonë.
Vepra në të cilën ke investuar kaq shumë kohë dhe përpjekje, një ditë duhet të fshihet. Besoj se ekziston një element tipik japonez në mënyrën se si i gjithë procesi – deri në çastin kur vizatimi fshihet nga tabela – konsiderohet një formë arti”, ka thënë ai. Momenti kur vepra fshihet nga tabela, është pikërisht çasti kur arti konsiderohet vërtet i përfunduar.
