Tiranë: Arrestohet edukatorja, dyshohet se dhunoi një fëmijë 2-vjeçar

0%

Një edukatore 32-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar në ambientet e një kopshti privat. Sipas autoriteteve, arrestimi i B. H. është kryer në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4.

Policia ka bërë të ditur se materialet procedurale i janë dërguar organeve kompetente për vazhdimin e hetimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Rasti ka hapur hetime për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore të personit të dyshuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com