Real Madrid dhe Fulhem kanë arritur një akord për transferimin e Gonzalo Garsias. Bëhet fjalë për 70 milionë euro që duhen paguar nga klubi i Premier Ligë. “Cope” raporton se Reali ruan të drejtën për blerjen e kartonit të Garsias. Trajneri Alvaro Arbeloa ndërkohë e mori me vete në Angli, ndërsa shifra e transferimit është disi befasuese.
Garsia është qendërsulm. 22-vjeçari shitet si produkt i Realit, që me ekipin e parë shënoi 13 gola dhe asistoi 5 të tjerë.
Burimi:
Bota Sot
