Ndeshja e “çmendur” e Championsit ku arbitër ishte një shqiptar

0%

Shpërndaje në: Kampioni i Polonisë, Lech Poznan, kishte fituar 4:1 ndaj Aarahusit në Danimarkë një javë më parë, duke përfituar nga një përjashtim i hershëm te skuadra kampione daneze. Pritej që ndeshja e kthimit e raundit të dytë kualifikues të Championsit të ishte formalitet. Por nuk doli kështu. Të mërkurën mbrëma Aarhausi luajti ndeshje të madhe.

Në kohë e rregullt fitoi 3:0, duke e barazuar rezultatin e përgjithshëm në 4:4. Kështu ndeshja shkoi në vazhdime. Lech Poznani shënoi gol në minutën e 95-të dhe dukej që do të avanconte tutje. Por Aarhausi shënoi për 4:1 në minutën e 100-të. Dhe fituesin e vendosën penalltitë. Pas serisë së parë skuadra polake ishte në epërsi 1:0.

Por më pas polakët humbën dy penallti rresht, kurse danezët nuk dështuan më për fitore 4:3 në penallti. Edhe Futboll 28 pri 2026 Spektakli me nëntë gola i takon Parisit Juxhin Xhaja i Shqipërisë e drejtoi këtë ndeshje. Ai për ndihmës i kishte Arbër Zallën e Taulant Kasën, po ashtu nga Shqipëria. Ndeshja u zhvillua para plot 36 mijë shikuesve, që mbetën të dëshpëruar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mediat polake e kanë pritur rëndë eliminimin e Lech Poznanit. “Kështu ndodhi turpërimi që do të mbahet mend për shumë vjet”, shkroi “Przeglad Sportowy”, gazeta më e vjetër sportive në Poloni. Edhe Futboll 26 mar 2026 Me gjithë paraqitjen e mirë, Shqipëria eliminohet “Turpërim për Lech Poznanin”, ka shkruar “Fakt”. Në Danimarkë reagimet ishin të tjera.

Burimi: Koha