Rritet interesimi për programet inovative në UBT, kërkesa e kompanive

0%

Interesimi për programet akademike në UBT po shënon rritje të vazhdueshme, veçanërisht në fushat që lidhen me teknologjinë, inxhinierinë dhe transformimin digjital. Kërkesa në rritje e kompanive vendore dhe ndërkombëtare për profesionistë të kualifikuar ka bërë që gjithnjë e më shumë maturantë të zgjedhin programe që ofrojnë perspektivë të lartë punësimi dhe zhvillimi profesional.

Në kampuset e UBT-së në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren, interesim të veçantë po zgjojnë programet Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri , Sistemet e Informacionit, FinTech dhe Analitikë Biznesi , Inxhinieri Mekanike dhe Inxhinieri e Mekatronikës , të cilat janë zhvilluar në përputhje me nevojat e tregut modern të punës dhe standardet ndërkombëtare.

Programi Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri përgatit studentët në zhvillimin e softuerit, sigurinë kibernetike, cloud computing, analizën e të dhënave dhe teknologjitë e bazuara në Inteligjencën Artificiale (AI), duke u mundësuar atyre të zhvillojnë zgjidhje inovative për sfidat e ekonomisë digjitale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, Sistemet e Informacionit fokusohen në projektimin, menaxhimin dhe integrimin e sistemeve teknologjike që mbështesin proceset e biznesit dhe vendimmarrjen në organizata.

Programi FinTech dhe Analitikë Biznesi kombinon financat, teknologjinë dhe analizën e të dhënave, duke përgatitur profesionistë që mund të zhvillojnë zgjidhje digjitale për sektorin financiar dhe të mbështesin vendimmarrjen përmes analizës inteligjente të të dhënave.

Ndërsa Inxhinieria Mekanike përgatit inxhinierë me njohuri në projektim, automatizim, robotikë, prodhim inteligjent dhe aplikimin e teknologjive moderne në industri. Programi Inxhinieria e Mekatronikës integron mekanikën, elektronikën dhe sistemet inteligjente, duke përgatitur ekspertë për robotikë, automatizim industrial dhe teknologji të avancuara të prodhimit.

Rritja e interesimit për këto programe reflekton kërkesën e lartë të kompanive ndërkombëtare për profesionistë me aftësi në zhvillimin e teknologjive të avancuara, transformimin digjital, automatizimin industrial dhe analizën e të dhënave.

Sot, sektorë të ndryshëm të ekonomisë kërkojnë ekspertë që kombinojnë njohuritë teknike me inovacionin dhe aftësinë për të përdorur inteligjencën artificiale në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve.

Përmes kurrikulave moderne, laboratorëve bashkëkohorë dhe bashkëpunimit të ngushtë me industrinë, UBT u ofron studentëve mundësi për praktikë profesionale, projekte reale dhe punësim që gjatë studimeve. Kjo qasje ka bërë që shumë të diplomuar të ndërtojnë karrierë të suksesshme në kompani prestigjioze në Kosovë dhe në tregun ndërkombëtar.

Me programe të orientuara drejt inovacionit dhe nevojave të ekonomisë globale, UBT vazhdon të përgatisë profesionistë të gatshëm për profesionet e së ardhmes, duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe forcimin e konkurrueshmërisë së Kosovës në ekonominë digjitale. Për t’u bërë pjesë e programeve inovative të UBT-së, aplikoni online në këtë link: APLIKIMI ONLINE

Burimi: Telegrafi